Raporti i Progresit: I paharmonizuar legjislacioni dhe politikat me Konventat përkatëse të OKB-së dhe acquis të BE-së

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

13 Nov 2023

Si çështje me rëndësi për personat me aftësi të kufizuara është mungesa e qasjës në kujdesin shëndetësor, rehabilitimin, shërbimet sociale, arsimin dhe pajisjet ndihmëse dhe infrastrukturën fizike.

Raporti i vitit 2023 thotë se mbetet një boshllëk i qartë në harmonizimin e legjislacionit dhe politikave me Konventat përkatëse të OKB-së dhe acquis të BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Udhëzimi Administrativ për qasjen e personave me aftësi të kufizuara është në fuqi por i cili nuk zbatohet.

Diskriminimi i drejtpërdrejtë ndaj personave me aftësi të kufizuara është vërtetuar përmes një vendimi gjyqësor. Pesë persona me aftësi të kufizuara kanë ngritur padi kundër institucioneve të ndryshme në Kosovë bazuar në Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në vitin 2022, vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës konfirmoi diskriminimin në një rasti.