Raporti i Progresit: Vlerësohet se 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk ndjekin shkollën
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
09 Nov 2023
Me problemet e përditshme që ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara në Kosovë është paraqitur gjendja edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian i cili është publikuar të mërkuren dhe zyrtarisht është dorëzuar edhe te krerët e shtetit.
Raporti i Progresit në kapitullin e edukimit thotë se: Kosova duhet të rrisë qasjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsim. Vlerësohet se 38.000 fëmijë me aftësi të kufizuara nuk ndjekin shkollën.
Ndër problemet kryesore përfshijnë mungesën e përkufizimeve të përshtatshme të formave të ndryshme të aftësisë së kufizuar, qasjen pa pengesa në shkolla dhe mbështetjen e duhur, dhe numrin e ulët të mësuesve dhe asistentëve të kualifikuar.
Pavarësisht zhvillimeve pozitive me vendimin e qeverisë për rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 100 në vit, të paktën deri në vitin 2024, cilësia e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara është e ulët, thuhet në rapotin e Komisionit Evriopian për Kosovën.