Raundi i dytë i punëtorive për shkëmbim të eksperiencave në mes të Ekipeve Vlerësuese Pedagogjike të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

30 Sep 2019

Sot, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, është takuar me anëtarët e ekipeve vlerësuese të komunës së Prizrenit dhe Suharekës, ku bashkëarisht kanë ndarë eksperiencat e tyre në raport me situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë në komunat respektive, dhe kanë identifikuar disa rekomandime specifike që do të përcjellin punën e të dyja ekipeve.

Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit “Të Lehtësojmë Aplikueshmërinë e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”, të mbështetur nga Save the Children në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim të krijoj kushte më të përshtatshme për gjithëpërfshirje kualitative në arsimim të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.