Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve komunale

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

19 Jun 2023

Gjilan- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka organizuar gjatë javës që lamë pas punëtorinë “Bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve relavante”,  ky takim është mbajtur mes aktereve relevant të regjionit të Anamoravës.

Në punëtorinë e cila u mbajt me 16 qërshor në Gjilan u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kyqe të regjionit të Anamoravës dhe organizatave të cilat përfaqësojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Objektiv primar i këtij takimi ishte inicimi i planit të veprimit në nivel komunal.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin drejtorët komunal dhe përfaqësues nga organizata komunale.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Community Development Fund – CDF

#CDF #fondipërzhvilliminekomunitetit #EmbassyofSwedeninPrishtina Kosova Disability Forum Bujar Kadriu