Rëndësia e integrimit në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

19 Sep 2023

Ferizaj – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar mbajti të hënen punëtorinë për rëndësinë e integrimit në tregun e punës të Personave me Aftësi të Kufizuara. Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Përfshirja në tregun e punës e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i cili realizohet nga FKAK-ja.

Në këtë takim u ngritën çështje të rëndësishme sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuar, siç është nevoja që të ketë sa më shumë politika stimuluese për bizneset të cilat punësojnë personat me aftësi të kufizuara, siç janë lehtësirat tatimore. Të bëhet një analizë e profileve të përshtatshme të punës për personat më aftësi të kuzifuar, si dhe të intervenohet më shumë në aftësimin profesional të të rinjëve me aftësi të kufizuar.

Ky aktivitet është reliazuar në kuadër të projektit “ Përfshirja e pesonave më aftësi të kufizuar në tregun e punës në Kosovë”, mbështetur nga Save the Children në Kosovë. /FKAK