Respektimi i ligjit në kuadër të inspektoratit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

27 Sep 2023

Ferizaj – Ditën e marte Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizoj tryezë të rrumbullakët me inspektorët e rajonit të Ferizajit.

Kjo tryezë ka për qellim shkëmbimin e informatave në respektimin e Ligjit për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar nga kompanitë private dhe ato publike.

Ky takim është realizuar në vazhden e takimeve, konsultave, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Kosovë” i cili po realizohet në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAF