Shënimi i 10-dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

14 Dec 2023

“Të drejtat e njeriut – roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në përmirësimin dhe avancimin e të

drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”

 Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar po organizojnë konferencën: “Të drejtat e njeriut – roli i institucioneve dhe i shoqërisë civile në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”, e cila do të organizohet me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, që do të mbahet më 14 dhjetor 2023, duke filluar nga ora 9:30, në Hotel Sirius.

Konferenca ka për objektiv kryesor angazhimin në një dialog gjithëpërfshirës për statusin aktual të të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në adresimin e sfidave dhe të çështjeve që kërkojnë vëmendje urgjente.

Pika kryesore e këtyre diskutimeve do të jenë të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, veçanërisht në fushën e arsimit, qasjes në hapësirat publike dhe kuadri ligjor. Duke nxitur biseda dhe duke shkëmbyer njohuri, konferenca synon të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe të zgjidhjeve praktike, që mund ta përmirësojnë realizimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, duke vënë në qendër të vëmendjes aspektet thelbësore që ndikojnë në jetën e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Duke vlerësuar rëndësinë e shënimit të 10 – dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe temës në fjalë, pjesëmarrja kontributi juaj është i një rëndësie të veçantë.