Të bashkuar me UNICEF-IN për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
15 Sep 2023
Prishtinë, – Ka filluar lansimi i fushatës nga UNICEFI-I Programi në Kosovë për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ne si forum mobilizohemi që së bashku me prindër dhe fëmijë të flasim rreth nevojave dhe barrierave që ballafaqohen gjatë rritjës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në vendin tonë.
Të gëzuar që i bashkojmë forcat tona që së bashku me UNICEF-in në Kosovë do të ndihmojmë fëmijët me aftësi të kufizuara.
Kjo fushatë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e prindërve, vendim-marrësve dhe publikut në përgjithësi për çështje urgjente:
– Më shumë ambiente gjithë përfshirëse;
– Çasje më të mirë në hapësira publike;
– Të eliminojmë stigmën(linçimin) dhe diskriminimin; dhe
– T’i përshpejtojmë reformat dhe polikat ligjore.
Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të mësojnë së bashku me fëmijët tjerë në shkolla, të luajnë në të njëjtat kënde lojërash, të jenë pjesë e komunitetit dhe të kenë qasje në informata dhe shërbime që janë të qasshme dhe të përshtatura për nevojat e tyre.
Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara për të realizuar potencialin e tyre të plotë.
UNICEF në Kosovë fillon fushatën për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara të financuar nga BE.
Ejani dhe bashkohuni në: #tgjitheNperfshirje #ZgjidheLomshin
.