Teknologjia Informative profesioni i ëndërrave të Armendit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

06 Nov 2023

Mitrovicë – Armend Haziri, (32) nga Kaqandolli i Mitrovicës me sukses po kryen praktiken dhe po mëson për teknologjinë dhe pajisjet kompjuterike.

Armendi nuk e kishte të mundur që të ndjekë shkollimin, prandaj me rastin e parë që ju ofrua kjo mundësi për punë dhe praktikë, përveç që e pranoj me kënaqësi ai thotë se është puna ideale e tij.

Puna e re përveç që i ka krijuar miq dhe kolegë është profesioni i ëndërrave të tij, pasioni për teknologji.

“Mua me këtë praktikë më është mundësuar që të të mësoj shumë gjëra për teknologjinë, konkretisht për kompjuterët se si funksionojnë pjesët hardverike dhe softeverike”, thotë Armendi.

Ai tregon se ka mësuar se si ta riprogramoj sistemin operativ në një kompjuter, të instaloj software të ndryshme si: MS Office, paketa e office në versione të ndryshme, win rar, e shumë aplikacione të tjera. Gjithashtu kam mësuar për pjesen hardverike se si të ndërrohen RAM memoriet apo kartelat grafike, Hard Drive e të tjera, ndër të tjera thotë asistenti i teknologjisë kompjuterike.

Armendi thotë se i është shumë mirënjohës Besart Azemit dhe kompanitë “Zone Tech” në Mitrovicë, ku me njohuritë e marra aty tash është i gatshëm për tregun e punës./FKAK

#tregimsuksesi#tgjithenperfshirje#forumikosovariaftesisesekufizuar#teknologjiainformative