Tryezë e rrumbullakët me inspektorët e rajonit të Gjilanit

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

28 Sep 2023

Gjilan- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar të mërkuren organizoj tryezë të rrumbullakët me inspektorët e rajonit të Gjilanit.

Në këtë takim u diskutua se si inspektorët kanë si qëllim të afirmojnë dhe respektojnë Ligjin për Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar nga kompanitë private dhe ato publike.

Tryeza u mbajt në vijimësinë e takimeve, konsultave, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës në Kosovë” i cili po realizohet në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAK