Universiteti i Prishtinës themelon qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

30 Nov 2023

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të UP-së, është marrë vendimi për themelimin e kësaj qendre, ku qëllimi është të sigurojë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe të pajisur me infrastrukturën adekuate për të përmbushur nevojat e studentëve me nevoja të veçanta, duke i fuqizuar ata te arrijnë potencialin e tyre të plote në rrugëtimin e tyre arsimor.
Në kuadër të kësaj nisme, në çdo njësisë akademike, janë trajnuar zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me studentët me nevoja të veçanta dhe do jenë pikë komunikuese mes njësisë akademike, dhe studentëve dhe qendrës.
Kjo nismë përputhet me vlerat thelbësore të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të UP-së, për të krijuar një mjedis arsimor që përqafon dhe feston aftësitë dhe kontributet unike të çdo individi.