Vajzat dhe gratë e Ferizajt ndërgjegjësohen për dhunën në familje, dhunën seksueale dhe gjinore

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

19 Jun 2023

Ferizaj – Gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajit Forumi Kosovar I Aftësisë së Kufizuar mbajti punëtorinë e radhës për rritjen dhe ndërgjegjesimin e grave me aftesi të kufizuar për dhune në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në baza gjinore.

Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuar edhe më tutje duhet të ndërgjegjësohen dhe informohen lidhur me dhunen në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në bazë gjinore, si dhe raportimin e rasteve dhe ndjekjen e procedurave ligjore.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin zyrtarë nga Policia e Kosovës për Regjionin e Ferizajit, përfaqësues nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas, anëtarët e shoqatave të personave me aftësi të kufizuar në komunën e Ferzajit, prindër si dhe personat me aftësi të kufizuar.

Aktiviteti Rritja e ndërgjegjësimit të grave me aftësi të kufizuar për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar u realizua ne kuadër të projektit “HumanRightivism”, i cili financohet nga Ambasada Suedeze në Kosove, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombetar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).