Zotimet e qeverisë së Kosovës në kërkesen e komunitetit për ligjin

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

24 Jan 2023

Përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar u priten dje në takim nga zvëndës kryeministri i Kosovës z. Besnik Bislimi

z.Bislimi në këtë takim është zotuar në mbështetje të plotë dhe gatishmëri që të adresohen kërkesat e komunitetit. Bislimi ka rikujtuar vullnetin politik të Qeverisë, nga e cila viti 2022 u shpall vit i personave me aftësi së kufizuar.

“Sigurisht që puna nuk është përmbyllur me vitin 2022, Qeveria Kurti vazhdimisht synon që të sjellë përmirësime hap pas hapi duke i trajtuar problemet në mënyrë sistematike dhe duke shkuar drejt zgjidhjeve afatgjate. Për këtë, ofrova kontributin edhe të stafit në dispozicion që ishte poashtu prezent në takim, që të komplementojë punën e institucioneve duke ndihmuar në avancimin e këtij procesi”, tha Bislimi në takim me anëtarët e forumit.

Kërkesa e komunitetit është jetike që të fillohet procedimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar. Për t’u bërë i plotëfuqishëm ky projektligj është në doren e Qeverisë së Kosovës dhe pa këtë ligj personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me shumë vështirësi si në jetën personale, profesionale ashtu edhe në atë publike.

Pa ligjin për PAK-un personat me aftësi të kufizuar nuk i përmbushin nevojat e tyre dhe as nuk i realizojnë të drejtat e tyre dhe lirive themelore duke jetuar në kushte të pabarabarta me të tjerët.

Miratimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar është gjithëpërfshirës dhe rregullon statusin e personave me aftësi të kufizuar të cilët nuk janë përfshirë në ligjet të tjera.

Nevojat e Personave me Aftësi të Kufizuar janë njerëzore dhe me ketë ligj do të rregullohen tri çështje: Vlerësimin e nevojave sipas kategorive, të drejtën në përfitime dhe ofrimin në shërbime sociale dhe shërbime në aftësim dhe punësim.

Dyqind mijë persona në Kosovë janë me aftësi të ndryshme të kufizuar apo 11 % e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët presin që ligji tua përmirsojë cilësinë e jetës.

Foto: Besnik Bislimi Facebook