Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka organizuar sot një Konferencë Avokimi me Janis McDavid për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

25 Sep 2019

Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka organizuar sot një Konferencë Avokimi me Janis McDavid për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, në temën: “Rëndësia e motivimit dhe frymëzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe avokim për të bërë të pamundurën të mundur”.

Pjesë e këtij paneli të diskutimit ishin: z. Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë; z.Janis McDavid, Folës Motivues; z.Bujar Kadriu, Kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar si dhe z.Afrim Maliqi, Drejtor i Handikos-it në Kosovë.

Kryetari i Forumit, Bujar Kadriu, në mënyrë specifike ka folur rreth situatës së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ndërsa rreth sfidave dhe adresimin e pesë prioriteteve kryesore të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë për vendimmarrësit dhe politikëbërësit, për të përmirësuar situatën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, ka folur Afrim Maliqi, Drejtor i Handikos-it.

https://www.facebook.com/UNICEFKosovoprogramme/videos/521782651971523/