Zyrtarët e Komunës së Prizrenit mirëpresin kërkesat e fëmijëve

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

31 Oct 2023

Prizren- Fëmijët e grupit avokues “Zëri Ynë” diten e enjeten ( 26 tetor) u takuan me përfaqësues të drejtorisë së arsimit, urbanizmit, mirëqenies sociale dhe shëndetësisë së Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim fëmijët me aftësi të kufizuara të grupit “Zëri ynë” njoftuan zyrtarët e Komunës së Prizrenit për sfidat me të cilat përballen si dhe paraqiten kërkesat e tyre për krijimin e kushteve dhe mundësive të reja karshi nevojave thelbësore që ata kanë.

Ky aktivitet po realizohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”./FKAK