Zyrtarët komunal të Gjilanit të gatshëm për mbështetje
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
12 Dec 2023
Forumi Kosovar i Aftesise se Kufizuar ditën e enjete organizoj edhe një takim rreth informimit dhe përgaditjeve për zyrtarët komunal në të mirë të kushteve dhe nevojave që dalin rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuar në Komunen e Gjilanit.
Takim u mbajt me përfaqësues të komunës së Gjilanit, respektivisht drejtorët e ndërmarrjeve publike në këtë komunë me qëllimin e prezantimit dhe shpërndarjes së Manualit për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punën në Kosovë” i cili realizohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children në Kosovë./FKAK