Asistentët në klasë për nxënësit e shurdhër

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

07 Jun 2023

Prizren – Fëmijët me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përfitojnë në procesin mësimor edhe me asistentët në klasa. Gjatë ditë së sotme në Prizren janë nënshkruar kontrata me dy asistentë në klasë për nxënësit e shurdhër që ndjekin mësimin në Qendren Burimore “Nënë Tereza”.

Kjo arritje është bërë në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e komunave target” përkrahur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë me ndihmen financiare të BE-së.
Ndërsa, procesin e përzgjedhjës së asistentëve e ka udhëhequr Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes konkursit publik.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është i angazhuar thellësisht që të kontribuojë për komunitetin e fëmijëve të shurdhër të cilët me anë të angazhimit të dy asistentëve do ta kenë shumë më të lehtë procesin mësimor.

Duke i pasur parasysh vështirësitë e këtij grupi të aftësisë së kufizuar dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë, angazhimi i asistënteve është domosdoshmëri në mbarëvajtjen e shkollimit dhe edukimit të tyre.

Unicef Kosovo Programme European Union in Kosovo Kosova Disability Forum