Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

09 Feb 2018

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka filluar punëtoritë avokuese me qëllim të Funksionalizimit të Ekipeve Pedagogjike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në të gjithë Kosovën, në kuadër të projektit “Të rrisim edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Kosovë”, të mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme.

Në takimin e mbajtur në Kamenicë, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë nga Drejtoria Komunale për Arsim, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale, anëtarë të Ekipit Pedagogjik, drejtorë të shkollave në Kamenicë, si dhe mësimdhënës të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua mbi rëndesinë e funskionalizmit të Ekipeve Pedagogjike për Vlerësimin e Nevojave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në komunën e Kamenicës.