Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

30 Nov 2017

Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative.

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka filluar punëtoritë avokuese me qëllim të Funksionalizimit të Ekipeve Pedagogjike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në të gjithë Kosovën, në kuadër të projektit “Të rrisim edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Kosovë”, të mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme.

Në takimin e mbajtur në Hani i Elezit, e pranishme ishte edhe zyrtarja nga MASHT-i, zyra e Divizionit për Fëmijë me Nevoja të Veçanta, znj. Luljeta Kabashi, zyrtarë nga Drejtoria Komunale, anëtarë të Ekipit Pedagogjik, drejtorë të shkollave në Hani i Elezit, si dhe mësimdhënës të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua mbi rëndesinë e funskionalizmit të Ekipeve Pedagogjike për Vlerësimin e Nevojave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në komunën e Hani i Elezit.