Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Nov 2017

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka filluar punëtoritë avokuese me qëllim të Funksionalizimit të Ekipeve Pedagogjike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në të gjithë Kosovën, në kuadër të projektit “Të rrisim edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Kosovë”, të mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme.

Në takimin e mbajtur në Novobërdë, të pranishëm ishin edhe Drejtori Komunal për Arsim, z.Adem Abazi, zyrtarë nga Drejtoria Komunale, anëtarë të Ekipit Pedagogjik, drejtorë të shkollave në Novobërdë, si dhe mësimdhënës të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua mbi rëndesinë e funskionalizmit të Ekipeve Pedagogjike për Vlerësimin e Nevojave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në komunën e Novobërdës.