Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

23 Jun 2018

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është në vazhdimësi e sipër të zhvillimit të punëtorive avokuese me qëllim të Funksionalizimit të Ekipeve Pedagogjike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në të gjithë Kosovën, në kuadër të projektit “Të rrisim edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Kosovë”, të mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme.

Në takimin e mbajtur në Istog, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë nga Drejtoria Komunale për Arsim, zyrtarë nga departamenti i financave të komunës, anëtarë të Ekipit Pedagogjik, drejtorë të shkollave në Istog, si dhe mësimdhënës të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua mbi rëndesinë e funskionalizmit të Ekipeve Pedagogjike për Vlerësimin e Nevojave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në komunën e Istogut.

#UnicefKosovo