Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në Kosovë duhet të vlerësohen për nevojat e tyre edukative.

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

21 Dec 2017

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka filluar punëtoritë avokuese me qëllim të Funksionalizimit të Ekipeve Pedagogjike për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar në të gjithë Kosovën, në kuadër të projektit “Të rrisim edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Kosovë”, të mbeshtetur nga Unicef Kosovo Programme

Në takimin e mbajtur në Podujeve, e pranishme ishte edhe zyrtarja nga MASHT-i, zyra e Divizionit për Fëmijë me Nevoja të Veçanta, znj. Elhame Llapashtica, zyrtarë nga Drejtoria Komunale, anëtarë të Ekipit Pedagogjik, drejtorë të shkollave në Podujeve, si dhe mësimdhënës të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në takim u diskutua mbi rëndesinë e funskionalizmit të Ekipeve Pedagogjike për Vlerësimin e Nevojave të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në komunën e Podujeves