Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar hapë thirrjen për dy trajnerë/e

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

25 Sep 2023

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) hap thirrjen për dy trajnerë/e që do të përpilojnë njërin nga modulet e trajnimit dhe të zhvillojë trajnime për zyrtarë komunalë të arsimit, mësues mbështetës, drejtorë të shkollave etj. Trajnimet organizohen në kuadër të projektit “ Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat target” dhe mbështeten financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me UNICEF-in.

Afati i fundit për aplikim është data 06/10/2023, ora 12:00. Aplikacioni i dërguar pas afatit nuk do të merret në konsideratë.

Shkarkojeni aplikacionin: