Kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, mbajti fjalë rasti në Konferencën “Gjuha e Shenjave e Drejtë për të Gjithë”

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

27 Sep 2019

Kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, mbajti fjalë rasti në Konferencën “Gjuha e Shenjave e Drejtë për të Gjithë”, në kuadër të shënimit të javës ndërkombëtare të Shurdhërve dhe me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Shoqatës Kosovare të Shurdhërve,të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Konferenca u realizua në kuadër të javës ndërkombëtare të shurdhërve dhe me rastin e 70 vjetorit të themelimit të SHKSH-së si dhe pati për qëllim që të reflektojë të arriturat e deritashme në realizimin e të drejtave të njeriut për personat e shurdhër përfshirë, qasjen e hershme në gjuhën e shenjave dhe shërbimeve në gjuhën e shenjave dhe edukim kualitativ nëpërmjet gjuhës së shenjave.


Kryetari Kadriu i uroi për Javën Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe i siguroi se mirëqenia dhe edukimi i komunitetit të të shurdhërve do të jetë agjendë e përbashkët e FKAK-së dhe SHKSH-së.
Fjalë rasti patën edhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë-ZQM, Habit Hajredini, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani Kryetari i Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Faton Parduzi..

Në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të SHKSH-së të kryetari Parduzi ndau mirënjohje për organizatat locale dhe kontributdhënësit e të shurdhërve .