Kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu takim të përbashkët me kandidaten për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

02 Oct 2019

Me kërkesë të kandidatës për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu si dhe përfaqësues të organizatave anëtare të Forumit kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim të përbashkët.

Kryetari i FKAK-së z. Kadriu, kërkoi nga kandidatja për kryeministre që në rastë të marrjes së pushtetit kjo e fundit të rregulloj mirëqenien e përgjithëshme të personave me aftësi të kufizuara e veçanërisht përmirësimin e legjislacionit për këtë kategori. Edhe përfaqësuesit e tjerë të organizatave të personave me aftësi të kufizuara pjesëmarrës në këtë takim theksuan kërkesat për secilin lloj të aftësisë së kufizuar.

Kandidatja Osmani, premtoi që do të përkushtohet maksimalisht në rregullimin e legjislacionit të përgjithshëm për personat me aftësi të kufizuara e veçanërisht përfshirjen e tyre në edukim, ngase siç tha ajo përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në edukim dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për aftësimin e tyre do të bëjë që ata të mos jenë barrë për shoqërinë por persona me potencial të madh për të dhënë kontribut në të mirën e vendit.