Marrëveshje të reja për asistentë në shkolla
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
27 Mar 2023
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, marrëveshje nga e cila do të rekrutohen dy asistentë në klasë për fëmijët e shurdhër në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.
Marrëveshja e nënshkruar nga U.D i Drejtorit Ekekutiv të FKAK-së z. Bujar Kadriu dhe Ministrja e MASHTI-t, znj. Arbërie Nagavci është e rëndësisë së veçantë meqenëse do të ndikojë direkt në përkrahjen e nxënësve të shurdhër që të vijojnë mësimin e rregullt dhe të kenë mbështetjen e duhur institucionale.
Marrëveshja gjithashtu forcon bashkëpunimin në përgjithësi dhe shtron rrugën për të tjera aktivitete që lehtësojnë mësimnxënien e grupeve të aftësisë së kufizuar në përgjithësi.
Kjo dhe marrëveshje të tjera janë nënshkruar në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e komunave target të Kosovës” mbështetur nga UNICEF-i.
Deri tani janë nënshkruar marrëveshje për asistentët nëpër shkolla në komunat: Gjilan, Gjakovë, Lipjan si dhe së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja e re në komunën e Dragashit.
Me dy marrëveshjet e sotme bëhën 20 asistentë për nxënësit në kuadër të mbështetjës së fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Ky aktivitet mbështetet nga UNICEF në Kosovë Unicef Kosovo Programme në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë European Union in Kosovo dhe Kosova Disability Forum.
#Forumi i Aftesise se Kufiuar #unicef #EuKosovo