Mbahet takimi i parë me Grupet Monitoruese nga të gjitha regjionet

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

22 Dec 2017

Sot u mbajt takimi i parë me Grupet Monitoruese nga të gjitha regjionet, të cilat do të ndihmojnë Forumin Kosovar të Aftësise së Kufizuar të dokumentojë situaten e pafavorshme të personave me aftësi te kufizuar në Kosovë.

Gjatë kësaj punëtorie u diskutua për angazhimin e përbashkët në drejtim të monitorimit të implementimit të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, duke hartuar raporte të caktuara, të cilat mund të përdoren si mjete të fuqishme për avokim dhe kërkim të llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse.

Projekt i mbështetur nga Abils Foundation.