Nënshkruhet marrëveshja per ndertimin e qendrës per personat me sindromën Down & Autizëm

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

21 Jun 2017

Momente nga nenshkrimi i Marrëveshjes per ndertimin e qendrës per personat me sindromën Down & Autizëm.

Ne vitin 2007, pas themelimit te Shoqates vizitova qendren e sindromes Down ne Pula -Kroaci qe atehere ëndërrova nje qender te tille per personat me sindromen Down, falë punes te perbashket te te gjitheve, mbështetjes nga Komuna e Prishtines, grupit te grave te asamblesë te Kuvendit Komunal të Prishtines e ne veçanti kontributit te dhene nga Shpresa Xhaklit dhe baces Rexh, kjo ëndërr po fillon te bëhet realitet.

Kjo ishte nje dite e veçant, nje sherbim qe nuk e pata per Gencin ne kohën e duhur po krijohet mundësia qe te kene femijet e tjere. Falemderit Ekipit te Mbrëmjes te Bamirësisë, falemderit secilit individ, institucion, biznes privat qe perkrahët kete projekt te shoqatës “Down Syndrome Kosova” dhe Shoqatës “Autizmi”, ditë te mira po vine per personat me sindromën Down dhe Autizëm.