Pozitë e lirë – “Psikolog”
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
07 Sep 2017

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i tetë organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. FKAK është themeluar me asistencën e zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, si një organizatë që përfaqëson, mbron dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim. Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar synon integrimin, barazimin e mundësive dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. Për më shumë vizitoni: www.kdf-ks.org
Në kuadër të projektit “Të ngrisim qasjen në shkolla të fëmijëve me aftësi të kufizuar duke u fokusuar në komunitetin Romë Ashkali dhe Egjiptian” të mbështetur nga UNICEF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ofron një pozitë pune si
PSIKOLOG
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë Kryesore
– Të asistojë në draftimin e Broshurave informuese mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, dedikuar për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar
– Të marrë pjesë në vizitat në shtëpi për të informuar familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuar për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve të tyre
– Të mbajë shënime të sakta mbi të dhënat demografike të familjeve dhe fëmijëve që do të përfitojnë nga projekti
– Të marrë pjesë në punëtoritë avokuese për funksionalizimin e “Grupeve Vlerësuese të Nevojave Edukative të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar” të bazuara në nivel komunal; si edhe, të kontriboj në organizimin e tyre .
– Të tregojë qasje gjithpërfshirëse dhe pranuese për personat me aftësi të kufizuar.
Kualifikimi dhe eksperienca
– Diplomë në fushën e Psikologjisë (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).
– Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
– Të ketë aftësi shumë të mira kompjuterike.
– Të ketë aftësi të mira në metodologjinë e hulumtimeve të shkencave sociale
– Të ketë njohuri në Paketën Statistikore për Shkenca Sociale (SPSS).
– Të ketë njohuri në punën dhe rolin e shoqërisë civile.
– Të jetë i gatshëm të udhëtojë në qytete të ndryshme të Kosovës
– Të ketë shkathtësi të punojë në ekip
– Të ketë përkushtim të lartë për punë
Lokacioni:
Prishtinë
Vizitat në qytete e tjera do të jenë shpeshta
Kohezgjatja e kontratës:
12 muaj me mundësi vazhdimi në kuadër të projekteve të tjera.
Si të aplikoni:
Dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@kdf-ks.org
– CV të përditësuar
– Letër Motivuese
– Subjekti “Aplikim për pozitën Psikolog”
Afati i fundit për aplikim: jo më larg se me datë 13/09/2017.
Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.