Rekomandimet nga Forumi Europian i Aftësisë Kufizuar – Corona Virusi

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

20 Mar 2020

Forumi Europian i Aftësisë Kufizuar (EDF), ka kërkuar nga shtetet që të ndërmarrin masat si në vijim për kujdes të personave me aftësi të kufizuar në këtë periudhë të pandemis nga virusi CORONA19

Të bëjnë të qasshëm komunikimin e shëndetit publik

Çdo person ka të drejtën e informimit korrekt dhe të menjëhershëm lidhur me epideminë dhe masat mbrojtëse të cilët duhet t’i merr personi dhe familja e tij. Kjo përfshin:

  • Të sigurojnë që të gjitha informacionet janë në gjuhë të thjeshtë dhe lehtë për tu lexuar;
  • Të sigurojnë metoda alternative dhe të arritshme për qasjen e informacionit të përgjithshëm, jo vetëm duke u mbështetur në faqet e internetit (linja automatike telefonike, video, fletëpalosje, etj)
  • Të bëjnë interpretimin e duhur të gjuhës së shenjave
  • Informacionet e dhëna të jenë në gjuhë të thjeshtë dhe në format të lehtë për tu lexuar
  • Të përdoret teknologjia dixhitale plotësisht e qasshme
  • Të sigurojnë që numrat e telefonit dhe kanalet tjera direkte që japin informacione për shëndetin publik janë plotësisht të qasshme, duke përfshirë edhe shërbimet për personat e shurdhër dhe personat që kanë vështirësi në dëgjim
  • Të sigurojnë që numrat emergjent janë plotësisht të qasshëm, duke përfshirë edhe shërbimet për personat e shurdhër dhe personat që kanë vështirësi në dëgjim.

Të ofrojnë shërbime dhe hapësira shëndetësore të qasshme, gjithëpërfshirëse dhe higjienike

  • Hapësirat dhe shërbimet e ofruara në karantinë duhet të jenë plotësisht të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë qasjen e plotë të informacionit.
  • Interpretuesit e gjuhës së shenjave, asistentët personal dhe të gjithë të tjerët që mbështesin personat me aftësi të kufizuara në mjediset emergjente dhe shëndetësore, duhet të kenë mbrojtje të njejtë shëndetësore dhe sigurie ashtu sikur punëtorët tjerë të kujdesit shëndetësor që merren me COVID 19.
  • Punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të jenë të informuar lidhur me rreziqet me të cilat përballen personat me kushte para-ekzistuese, të cilat i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj kushteve të frymëmarrjes.
  • Udhëzimet për personelin e kujdesit shëndetësor duhet të theksojnë dinjitetin e barabartë për personat me aftësi të kufizuara, që komunikimi të bëhet direkt me personin me aftësi të kufizuar kurdo që është e mundur. Ato (udhëzimet) duhet të përfshijnë masa mbrojtëse kundër diskriminimit bazuar në aftësinë e kufizuar. Ndërgjegjësimi i shpejtë i personelit kryesor mjekësor është esencial për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos lihen anash dhe të mos trajtohen si joprioritet në mënyrë sistematike gjatë kësaj krize.
  • Të gjitha pikat hyrëse në hapësirat shëndetësore (duke përfshirë edhe ato që konsiderohen si hyrje dytësore dhe të cilat janë, në fakt, hyrja e vetme e qasshme) duhet të trajtohen me të njejtat protokolle higjienike si të gjitha pjesët tjera të shërbimit. Këtu përfshihet pastrami i rrethojave (gilinderave) të shkallëve, dorezave per hapjen e deres etj.
  • Sterilizuesit dhe materialet tjera higjienike duhet të jenë njësoj të disponueshme për personat me aftësi të kufizuar. Ato duhet të vendosen në një vend të arritshëm, duhet të ketë informacion për vendndondhjen e tyre dhe mekanizmi për shpërndarjen e këtyre produkteve duhet të jetë i qasshëm.
  • BE duhet tu sigurojë mjete të mbrojtjes të gjitha vendeve që kanë mungesë të mjeteve të mbrojtjes personale për të shmangur infeksionin. Këto mjete duhet të jetë për punëtorët e vijës së parë të fronit, si p.sh. personeli i kujdesit shëndetësor, punëtorët social, zyrtarët e zbatimit të ligjit, etj.

Të investojn në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetje – Solidariteti Evropian është i nëvojshëm për të siguruar forcimin e shërbimeve esenciale

  • Sistemet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror janë vazhdimisht me fonde të pamjaftueshme në të gjithë BE-në. Investimi në këto shërbime është esenciale dhe urgjente për të siguruar që ato mund të plotësojnë kostot e rritura nga kriza, duke përfshirë ilaqet, materialet mbrojtëse dhe punën jasht orarit të stafit, në mënyrë që të jenë gjithpërfshirëse për të gjithë popullatën e prekur.
  • BE duhet të sigurojë mbështetje shtesë financiare për të ndihmuar Shtetet Anëtare në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për disa vende.

Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar

  • Personat me aftësi të kufizuara, përmes organizatatave të tyre përfaqësuese (Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara – DPO), janë vendet më të mira për të këshilluar autoritetet për kërkesat specifike dhe zgjedhjet më të përshtatshme kur ofrojnë shërbime të qasshme dhe gjithpërfshirëse.
  • Të gjitha aktivitetet për kontrollimin dhe lehtësimin e COVID 19 (jo vetëm ato aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me përfshirjen e aftësisë së kufizuar) duhet të planifikohen dhe implementohen me pjesëmarrjen active të personave me aftësi të kufizuara dhe DPO – kjo vlen për iniciativat e gjera të komunitetit dhe popullatës, si dhe për situatat individuale.

Të sigurojnë që personat e margjinalizuar dhe të izoluar nuk lihen pa gjëra esenciale, mbështetje dhe kontakte njerëzore

  • Prezantoni testime proactive dhe masa më të rrepta parandaluese për grupet e personave me aftësi të kufizuara, të cilat janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes ose të komplikimeve tjera shëndetësore. Këto masa duhet të shtrihen në rrjetin e tyre mbështetës.
  • Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të institucionalizohen si pasojë e procedurave të karantinës përtej minimumit të nevojshëm për të kaluar fazën e sëmundjes së tyre dhe duhet të trajtohen në baza të barabarta me të tjerët.
  • Planifikuesit e qeverisë duhet të konsiderojnë që lëvizshmëria dhe kufizimet në biznes ndikojnë në mënyrë disproporcionale tek personat me lëvizshmëri të zvogëluar dhe tek personat e tjerë me aftësi të kufizuara – andaj planifikuesit e qeverisë duhet të mundësojnë përshtatje. Shembuj të përshtatjeve të tilla mund të përfshijnë orar specific të hapjes për personat me aftësi të kufizuara dhe personat e moshuar ose të ofrojnë shërbime me prioritet.
  • Kur vizitat në institucionet e kujdesit janë të ndaluara dhe rekomandohet distanca sociale, personat që tashmë janë të izoluar do të jenë më të afektuarit. Askush nuk duhet të mbetet pa mbështetje, ushqim dhe shërbime esenciale. Planifikuesit duhet të sigurojnë që askush të mos lihet anash.
  • Udhëzimet e BE-së duhet të sigurojnë që fokusi i shteteve të BE-së të përqëndrohet veçanërisht në grupet e ndjeshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Ata duhet të sigurohen që këto grupe, si rezultat i ndjeshmërisë së tyre më të madhe, të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme gjatë kësaj krize.
  • Udhëzimet e BE-së duhet të sigurojnë që fokusi i shteteve të BE-së të përqëndrohet veçanërisht në grupet e ndjeshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
  • Në rast të mungesës së ushqimit ose produkteve higjienike, duhet të merren masa të menjëhershme për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos lihen anash por të marrin gjërat dhe shërbimet esenciale si çështje prioritare.
  • Çdo program që ofron mbështetje për grupet e margjinalizuara duhet të jetë gjithëpërfshirës.
  • Të gjitha planet që ofrojnë mbështetje për gratë duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për gratë me aftësi të kufizuara dhe, anasjelltas, programet që ofrojnë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara duhet të përfshijnë një perspektivë gjinore.

Rrjetet mbështetëse dhe pajisjet ndihmëse

  • Financimi dhe zgjidhjet praktike duhet të jenë të disponueshme për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos preken negativisht nga humbja e përkohshme e personave nga rrjetet e tyre mbështetëse (përfshirë asistentët personal, familjen dhe shërbimet profesionale specifike) përmes sëmundjes ose ndikimit indirekt të COVID 19.
  • Poashtu, shërbimet e përfshira dhe riparimi i pajisjeve ndihmëse esenciale duhet të jenë me prioritet.
  • Ofruesit e shërbimeve mbështetëse duhet të kenë pajisjet mbrojtëse personale dhe udhëzimet e nevojshme për të minimizuar ekspozimin dhe përhapjen e infeksionit, si dhe duhet të testohen në mënyrë proaktive për virusin.
  • Masat e krizës dhe të izolimit do të përkeqësojnë shumë shëndetin mendor dhe do të gjenerojnë frikë dhe ankth; demonstrimi i solidaritetit dhe mbështetjes së komunitetit është i rëndësishëm për të gjithë.

Mbrojtje e të ardhurave

  • Autoritetet të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara me probleme shëndetësore të punojnë nga shtëpia, dhëe nëse kjo nuk është e mundur për shkak të natyrës së punës ose ndonjë arsye tjetër, të sigurojnë një leje të vecantë që garanton 100% të të ardhurave të punëtorit.
  • Puna në distancë ose shërbimet arsimore duhet të jenë njësoj të qasshme për punëtorët/ studentët me aftësi të kufizuara. Autoritetet, organizatat dhe institucionet arsimore duhet të sigurojnë interpretimin e shenjave, përshkrimin e drejtpërdrejtë, punën e adaptuar dhe çdo masë tjetër në konsultim të ngushtë me punëtorët dhe studentët me aftësi të kufizuara.
  • Në shumë vende ka ndryshime radikale që janë duke u bërë në shërbimet publike, përfshirë mbylljen e shërbimeve arsimore dhe rehabilituese, institucionet e kujdesit ditor dhe qëndrimi ditor për fëmijë. Është esenciale që njerëzit që duhet të lënë punën për të mbështetur anëtarët e familjes së tyre, ose të tjerët që duhet të ndihmojnë, të vazhdojnë të marrin një shumë të arsyeshme të ardhurash gjatë kësaj periudhe.

Të sigurojnë që mesazhet e komunikimit të shëndetit publik të jenë respektuese dhe jodiskriminuese

  • Shumë njerëz me gjendje shëndetësore para-ekzistuese, njerëz të moshuar dhe njerëz me nevoja te vecanta janë më të rrezikuar nga komplikimet serioze shëndetësore për shkak të COVID 19. Sidoqoftë, mesazhet publike për këtë temë duhet të jenë respektuese dhe pa paragjykime, duke shmangur potencialin e diskriminimit ndaj ndonjë pjese të popullatës bazuar në moshën ose aftësinë e kufizuar.

Të sigurojnë që personat e aftësi të kufizuara llogariten

  • Sistemet e informacionit dhe monitorimit shëndetësor, dhe sistemet e reja që përdoren për të monitoruar dhe kontrolluar përhapjen dhe efektin e COVID 19 duhet të ndahen sipas moshës, gjinisë dhe aftësisë së kufizuar.