Rritet ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat e Gjakovës

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

22 Sep 2023

Gjakovë –  Gjatë ditës së premte në komunën e Gjakovës  u mbajt punëtoria për rritjen dhe ndërgjegjësimin e grave me aftësi të kufizuara mbi të drejtat e tyre. Në këtë punëtori fokus të veçantë iu kushtua çështjes së dhunës në familje, dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore.

Gratë dhe vajzat me Aftësi të Kufizuara po ndërgjegjësohen dhe informohen lidhur me dhunen në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në bazë gjinore, lidhur me nocionin, raportimin e rasteve dhe ndjekjen e procedurave ligjore per keto raste.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin, përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit në Gjakovë, Qendra për Punë Sociale, Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë, anëtarët e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Gjakovës.

Aktiviteti “Rritja e ndërgjegjësimit të grave me aftësi të kufizuar për të drejtat e Personave me Aftësi të Kkufizuara’’   u realizua në kuadër të projektit “HumanRightivism”, i cili financohet nga Ambasada Suedeze në Kosovë, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombetar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)./KFAK