Sot në kuadër të “Javës së të Drejtave të Njeriut”, u mbajt paneli diskutues lidhur me qasjen në edukim

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

05 Dec 2017

Sot në kuadër të “Javës së të Drejtave të Njeriut”, u mbajt paneli diskutues lidhur me qasjen në edukim. Panelistët kishin mundësi të paraqesin sfidat e qasjes së personave nga grupet e margjinalizuara e në veçanti atyre me aftësi të kufizuar, legjislacionin aktual dhe kampanjat të cilat synojnë të ndryshojnë këtë gjendje. Interesim të vacantë shprehen nxënësit e shkollave të mesme të cilët cilësuan panelin si “një nga hapësirat e rralla” ku mund të diskutojnë për edukimin e tyre. Ata ishin të interesuar rreth mënyrave për raportimin e sjelljes jo adekuate të personelit dhe menaxhmentit shkollor, ku u informuan edhe per platformen “Know Your Rights”.

Panelistë në këtë diskutim ishin:
Hilmi Jashari – Institucioni i Avokatit të Popullit;
Alberta Alihajdari – GIZ;
Ilirjana Geci – Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.

Paneli u moderua nga Donjeta Mejtani.

Java e të Drejtave të Njeriut organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) me mbështjetjen e Civil Rights Defenders.