Të kuptojmë situatën e fëmijeve me aftësi të kufizuar permes vetë zërit të tyre!

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

04 Dec 2017

Në fillim të këtij viti Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka publikuar raportin e hulumtimit “Të Kuptojmë Situatën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Kosove” të realizuar nga Ilirjana Geci dhe Trina Xheladini. Hulumtimi në fjalë, është ndër të rrallët që ka konsultuar direkt fëmijët me aftësi të kufizuar, duke e vertetuar që ata mund të jenë interpretues aktiv të përvojave, nevojave dhe sfidave të tyre. Kjo video më poshtë është vazhdimsi e hulumtimit në fjalë, si dhe deklaratat janë të bazuara nga ky hulumtim.

Video e realizuar nga Forumi Kosovar i Aftesise se Kufizuar

Mbeshtetur nga Abilis Foundation dhe KEP Trust