Thirrje për ofertë nga subjektet ekonomike
FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA
11 Sep 2023
FORUMI KOSOVAR I AFTËSIS SË KUFIZUAR
Shpallë këtë thirrjë:
Në vazhdim të implementimit të projektit: “Integrimi (Përfshirja) e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës në Kosovë” në partneritet me Zyrën e Save the Children në Kosovë, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar ofertë nga subjektet ekonomike të cilat merren me veprimtari: grafik dhe dizajn, konceptim, përgatitje , printim të materialeve, në mënyrë që të materializohet në formë fizike puna rreth një manuali të punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
Përshkrimi i projektit:
Projekti “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në tregun e punës në Kosovë” që mbështetet nga Save the Children, ka filluar implementimin në muajin mars të vitit 2021 dhe do të përfundojë në muajin Dhjetor të vitit 2023.
Qëllimi kryesor i projektit është përvetësimi i profesioneve të ndryshme i të rinjëve me aftësi të kufizuara me qëllim integrimin e tyre në tregun e hapur të punës në Kosovë.
- Kriteret e Aplikimit:
- Të jetë subjekt ekonomik i regjistruar sipas legjislacionit të Republikës së Kosovimës;
- Veprtaria e subjektit ekonomik të ofroj shërbime të: grafikut – dizajnmit, konceptimit dhe printimi;
- Detyrat dhe përgjegjësitë:
Materialet që kërkohen janë:
- Dizajnimi i një manuali të punësimit për personat me aftësi të kufizaur (21 faqe);
- Printimi i 400 Ekzemplarëve të manualit të lartcekur;
- Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë;
FKAK do të sigurojë të gjithë përmbajtjen e manualit dhe dizajnimi së bashku me formatin e printimit do të diskutohet edhe me dizajnerin/kompaninë e dizajnit), si dhe do të punojë ngushtë me dizajnerin/kompaninë e përzgjedhur gjatë gjithë procesit të punës. Të gjitha materialet duhet të prodhohen në bashkëpunim të ngushtë me FKAK-në, duke siguruar që dizajnet të jenë në përputhje me misionin dhe vizionin e FKAK-së si dhe të ndjekin rregullat e përcaktuara për dukshmërinë e këtyre materiale nga Zyra e Save the Children në Kosovë.
- Lloji i procedurës: E hapur – me postë elektronike;
- Objekti i prokurimit: Grafik, dizajn dhe printim;
- Oferta duhet të jetë në Euro dhe të ceket edhe cmimi për njësi, Pa TVSH.
- Pagesa do të kryhet pas pranimit të faturës, nëpërmjet transferit bankar në numrin e llogarisë të subjektit ofrues.
- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 11.09.2023 deri më 15.09.2023 në ora 23:00. në adresën e email-it ;
- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 18.09.2023 (Vlen për FKAK)
AFATET KOHORE TË PUNËS
Takimi informativ | 19 Shtator 2023 |
Drafti i parë i dorëzimit të materialit | 22 Shtator 2023 |
Materiali final | 25 Shtator 2023 |
DORËZIMI I OFERTAVE
Ofertat duhet të dorëzohen në emailin prokurimi@kdf-ks.org, me dokumentacionin sin ë vijim:
1) Një propozim të shkurtër teknik me shembull dhe/ose ide për manualin/ ose një ekzemlar të punës së tillë të kryer më parë;
2) Një përshkrim i shkurtër i kompanisë; dhe
3) Një propozim financiar;
Për informata rreth projektit dhe informata tjera rreth thirrjes kontaktoni Menaxheren e Projektit, Znj. Saranda Uka në emailin: sarandauka@kdf-ks.org.
Aplikacioni në link: