Trjanimet për gjithëpërfshirje vazhdojnë në shumë komuna

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

28 Nov 2023

Po vazhdojnë trajnimet për Gjitjhëpërfshirje dhe për Planin Individual të Arsimit (PIA), me mësimdhënës nga shumë komuna të Kosovës, në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e targetuara të Kosovës, i cili përkrahet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë falë mbështetjes financiare të USAID.

Programi i Trajnimit të Planit Individual të Arsimit (PIA) bazohet në dokumentin pedagogjik të hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) i cili është krijuar për të ndihmuar procesin e të mësuarit të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe shërben për planifikimin sistematik të nxënies, mësimdhënies dhe për mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të fëmijës./FKAK