Vetëdijësimi i grave të PAK-ut mbi dhunën dhe procedurat ligjore

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

27 Apr 2023

Punëtoria e mbajtur sot në Gjilan nga Forumi i Aftësisë së Kufizuar ka për qëllim kryesor rritjen e vetëdijes së grave me aftësi të kufizuar si komunitet i margjinalizuar në shoqërinë kosovare.

Gratë dhe vajzat me Aftësi të Kufizuar duhet të ndërgjegjësohen dhe informohen lidhur me dhunen në familje, dhunën seksuale dhe dhunën në bazë gjinore, si dhe raportimin e rasteve dhe ndjekjen e procedurave ligjore.

Ky aktivitet u realizua ne kuadër të projektit “HumanRightivism”, i cili financohet nga Ambasada Suedeze në Kosove, përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Nderkombetar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF).