Zyret e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK), pritëm Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)

FORUMI KOSOVAR I AFTESIVE TE KUFIZUARA

25 May 2017

Sot, me datë 21.04.2017 në zyret e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK), pritëm Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), z.Arban Abrashin dhe Sekretarin e kësaj Ministrie z.Izedin Bytyqi. Në këtë takim moren pjesë Kryetari I Forumit z.Bujar Kadriu si dhe të gjithë Anëtaret e Këshilli Drejtues të FKAK-së.

Gjatë takimit ,është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FKAK-së dhe MPMS-së e në vecanti për Ligjin Gjithëpërfshirës për Persona me Aftësi të Kufizuar.
Gjithashtu,Ministri u njoftua nga Anëtaret e Këshillit Drejtues për vështirsit që kanë shoqatat Anëtare të FKAK-së dhe për problemet e ndryshme që ballafaqohen ata.

z.Abrashi ,shprehu përkrahjen e mëtejshme të MPMS-së për Forumin Kosovarë të Aftësisë së Kufizar në forumë të ndryshme si dhe njëherit u zotua që në një afat shumë të shpejt Qeveria do të miratoj Koncept -Dokumentin, i cili i hap rruge Ligjit Gjithëpërfshirës.

Ministri u dakordua që do të njoftoj ministrin e Financave dhe Kryeministrin e Kosovës, që ne një afat sa më të shpejt të mundur të aprovohet Plani i Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuar i buxhetuar nga Qeveria e Kosovës.